LULJA...

 

N’atë kohë kur ky Dielli si fener

Si dhe Toka edhe Hëna - ish eter,

Dhe kur Toka, Hëna, Dielli shkëlqimtar

U bën’ avull dhe u mbushën plot me zjarr,

Dhe nga Dielli na u ndanë Tokë e Hënë

Pa u nda dhe Hëna shpejt nga Toka - nënë,

Dhe çdonjëri na u bë në hapësirë

Yll i zjarrtë që ndriçoi në errësirë,

Dhe u shfaq pastaj ky Dhe që vuri korë,

Që u mbush me ujë, bimë e plot frymorë.

Gjatë kohës, pra, që ndodhën kaq çudi,

O moj lule ku qe fshehur vallë ti?... 

 

Naim Frashëri

Lulet zbukuruese shumëvjeçare të kopshtit

Shumëvjeçare barishtore

CHF 30.00

  • verfügbar
  • 1 - 3 Tage Lieferzeit